Loading…

‘Vidovdani’ sjell rreth 160 serbë në Kosovë

  • 28/06/2017 | 10:11

‘Vidovdani’ sjell rreth 160 serbë në Kosovë

‘Vidovdani’ ka bërë që rreth 160 serbë të vinë në Kosovë, në nder të kësaj feste. Për këtë, edhe Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se për këtë festë kanë kërkuar leje 160 persona që do të vinë në mënyrë të organizuar në Kosovë.

“Janë rreth 160 persona që kanë marrë leje dhe iu ka aprovuar, prej shtetit fqinj, që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës janë dy autobus dhe tetë vetura. Nuk do të kemi bllokim të rrugëve komplet, me përjashtim në Graqanicë afër manastirit rruga mund të bllokohet në intervale  të shkurta kohore për shkak të dyndjes së qytetarëve që shkojnë për ta festuar ‘Vidovdanin’”, tha Krasniqi.

Ai tha se në rast se do të bllokohet rruga qarkullimi i veturave do të bëhet në rrugë alternative.

“Kalimi i rrugës do të bëhet me devijime në rast se do të ketë bllokim të rrugëve, policia ka dal në atë pjesë që nga orët e mëngjesit. Procesi i festimit është duke u bërë që nga mëngjesi dhe në orët e pasdites pritet që edhe personat që kanë kërkuar leje të mbërrijnë në Kosovë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë