Loading…

Videomesazhet, risia më e fundit e Viber

  • 27/01/2017 | 16:36

Videomesazhet, risia më e fundit e Viber

Edhe pse jo me prestigjin e  WhatsUp dhe FaceBook Messenger, Viber vijon të mbetet një rrjet social i përdorur në mënyrë masive. Madje vitin 2017, ky aplikacion do ta nisë me risi.


Tani, mund të dërgohen videomesazhe si në SnapChat. Mjafton të klikohet ikona e videos në Inbox dhe mund të rregjistrohen 30 sekonda video. Për më tepër, me Viber mund të kemi akses të shpejtë në Wikipedia,  Giphy dhe TheMovieDB. Para se të shkruhet një nga këto tre shërbime duhet shënuar shenja “@”.

Viber është një aplikacion për telefonët celularë  për  sistemet Android dhe iOS që ju mundëson të komunikoni falas kontaktet tuaj kudo nëpër botë. Gjithçka që ju nevojitet për të krijuar një bisedë falas është që të keni vetëm lidhje me internetin në celularin tuaj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë