Ngjarja ka ndodhur në Akron, Ohio. Viktima, Jayland Walker, u qëllua 60 herë edhe pse ishte i paarmatosur.
Shtetet e Bashkuara janë tronditur nga një video e re shokuese që tregon vrasjen e një 25-vjeçari afrikano-amerikan, Jayland Walker, nga policia.
Djali u qëllua 60 herë pas një ndjekjeje nga policia, pavarësisht se ishte i paarmatosur kur doli nga makina e tij. Shpërndarja e videos kërcënon ndezjen e protestave në Amerikë kundër brutalitetit policor ndaj minoriteteve. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 qershor Akron, në Ohajo.
Kryebashkiaku dhe policia e qytetit kanë bërë thirrje për qetësi, pas paralajmërimit të nisjes së protestave në vend.
Versioni i policisë
Sipas versionit të policisë, agjentët kishin tentuar të ndalonin makinën e të riut për një shkelje të paqartë rrugore dhe pas një minutë ndjekje makina e tij është qëlluar. Në këtë pikë çështja u bë e sigurisë publike. Pas disa minutash, makina ngadalësoi shpejtësinë dhe Walker doli i veshur me një kapuç dhe u largua në këmbë në një parking, ku u dëgjuan një e shtënë me armë zjarri.
Hetimet
Një pistoletë dhe një karikator i plotë u gjetën në makinën e Walkerit, ndërsa u gjet dhe një gëzhojë e përputhshme me gëzhojën që u gjet në vendngjarje ku policët besojnë se u dëgjuan të shtënat. Të gjithë agjentët e përfshirë janë pezulluar në pritje të rezultatit të hetimit.