Loading…

VIDEO| Qeveria e Kosovës subvencionon pajisjet për ngrohje, ja si mund të aplikohet

  • 06/10/2022 | 14:17

VIDEO| Qeveria e Kosovës subvencionon pajisjet për ngrohje, ja si mund të aplikohet

Prishtinë – Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka njoftuar sot në një konferencë për media, se është hapur ftesa për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për energji. Rizvanolli shtoi se duke filluar nga sot qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar.


Aplikimi për këto masa bëhet në platformën E-Kosova, dhe se kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.

Për të përfituar subvencionim, qytetarët fillimisht duhet të krijojnë një llogari në platformën E-Kosova (nëse deri më tani nuk kanë pasur), pastaj në momentin e kyçjes në llogari duhet shkuar te kategoria “Shërbime” e pastaj te nënkategoria “Grante dhe Subvencione”, pas këtyre dy hapave do të shfaqet mundësia e aplikimit për Fazën 1 dhe Fazën 2.

Pas kësaj, në dritaren e ardhshme të hapet formulari që duhet plotësuar nga të gjithë ata të cilët duan që të përfitojnë nga ky subvencionim.

Rizvanolli theksoi se me këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje. Pritet që të ulet 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen.

“Qëllimi i këtyre masave është i dyfishtë, që t’i ndihmojmë familjet që zëvendësojnë ngrohjen me energji me alternativat tjera si peleti, druri apo briketi ose pajise elektrike që shpenzojnë 60 për qind deri 70 për qind më pak energji elektrike. Ndërsa, qëllimi i dytë është të ndihmohen familjet pavarësisht se me çfarë janë ngrohur, e veçanërisht familjet me kushte të vështira ekonomike”, theksoi ministrja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë