Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanovic, u vra të martën në mëngjes, derisa po hynte në zyrën e partisë së tij në Veri të Mitrovicës.
Ivanovic, i cili u qëllua me katër plumba nga persona ende të panjohur, nuk arriti të i mbijetojë plagëve, dhe vdiq në spitalin e Mitrovicës, shkruan gazetametro.net.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se edhe pse një patrullë e policisë ka qenë fare afër vendit të ngjarjes, nuk kanë dëgjuar të shtëna, përveç britmave të një grua të moshuar e cila kishte rastisur afër.
Policia më pas ka gjetur një veturë Opel Astra të djegur dhe pa targa, e cila dyshohet të jetë shfrytëzuar gjatë atentatit.
Viktimën e para e kishte parë një grua e moshuar, fqinje e Ivanovicit, e cila në ato momente kishte dalë në lagje për të blerë bukë.
Bashkëshortja e Ivanovicit, më vonë në një deklaratë për mediat serbe, ka thënë se e di se kush e ka kryer vrasjen, dhe ata nuk do të kalojnë lehtë.
Ivanovic, më parë në Kosovë është gjykuar si i akuzuar për krime të luftës. /gazetametro.net