Një aksident ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Prizren, ku një kamion cisternë është futur në traken e gabuar dhe është përplasur me anësoret e autostradës, shkruan Gazeta Metro.
Një video ka ardhur në adresën e Gazetës Metro, ku një kamion siç duket cisternë, ka hyrë në anën e kundërt të rrugës dhe më pastaj është përplasur në anësoret e rrugës.
Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Prishtinë-Prizren.
Gazeta Metro ka kontaktuar policinë, por ende s’ka marrë përgjigje./gazetametro.net