Loading…

VIDEO| Hajnat futen për të plaçkitur në Suharekë teksa familjarët ishin në dasmë

  • 14/08/2022 | 22:06

VIDEO| Hajnat futen për të plaçkitur në Suharekë teksa familjarët ishin në dasmë

Rexhë Xhakmani nga Sllapuzhani i Suharekës, përmes kamerave në telefon kuptoi se tre keqbërës kanë hyrë në shtëpinë e vëllait të tij.


Gëzimin që pati për martesën e vajzës ia prishën hajnat.

Derisa festa familjare po mbahej në një restorant në Prizren, Rexhë Xhakmani nga Sllapuzhani i Suharekës, përmes kamerave në telefon, kuptoi se tre keqbërës kanë hyrë në shtëpinë e vëllait të tij.

Me të mbërritur në vendngjarje, ajo se çfarë pa brenda shtëpisë ishte e rëndë.

Sipas tij, kjo nuk ishte hera e parë që hajnat tentojnë t’ua plaçkisin shtëpitë e familjarëve të tij. Madje, po atë natë, të njëjtit persona kishin tentuar të hynin edhe në shtëpinë e tij.

Ai shprehet se e di kush janë personat që e sollën shtëpinë e vëllait në këtë gjendje. Madje, Xhakmani thotë se ata po i ndihmon edhe policia.

Policia regjionale e Prizrenit nuk ka dashur të prononcohet për këtë çështje. Lidhur me këtë rast, deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë