Loading…

Video e rrallë: Kur Dritëro Agolli ia merrte këngës popullore

  • 06/02/2017 | 10:17

Video e rrallë: Kur Dritëro Agolli ia merrte këngës popullore

Ai njihej padyshim nga të gjithë për vlerën e penës dhe shkrimet e tij që i la si trashëgimi e fortë dhe për brezat që do të vijnë pas.

Por përveç talentit si shkrimtar, Dritëro Agolli kishte dhe pasionet e tij të mëdha, siç ishte dhe muzika. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale Dritëro shfaqet duke kënduar këngë popullore mes devollinjve të tij.

Shkrimtari i madh ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare pasditen e së premtes në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh. Figura e Dritëroit vlerësohet me fjalët me të zgjedhura, nga ata që e ndiejnë se ai do t’iu mungojë shqiptarëve.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë