Loading…

‘Viagra, shko shit ku e ki vendin’: Regjisori nga Suhareka proteston para zyrës së drejtoreshës, thotë se fshehu vendimin e MKRS’së për Teatër

  • 07/10/2022 | 14:45

‘Viagra, shko shit ku e ki vendin’: Regjisori nga Suhareka proteston para zyrës së drejtoreshës, thotë se fshehu vendimin e MKRS’së për Teatër

Aktori nga Suhareka, Brahim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar drejtoreshën e Kulturës në Komunën e Suharekës, Lorika Gashi për fshehjen e vendimit të Minsitrisë së Kulturës lidhur me themelimin e Teatrit të Qytetit, shkruan Gazeta Metro.


Aktori Basha ka kritikuar drejtoreshën Gashi duke thënë se janë politikanë keq-bërës, mos i ngatërroni detyrat me profesionalet, qëllimet me sukseset.

Ai shtoi se qëllimet i kryejnë në vendet e izoluara.

Aktori Brahim Basha ka shtuar se vendimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (anti-ligjorë) për themelimin e Teatrit të Qytetit, u fsheh nga drejtoresha e Kulturë së Komunës së Suharekës, Lorika Gashi, farmaciste, duke shtuar se e kërkuan disa javë, por kot.

“Viagra. Shko shit ku e ke vendin, drejtoreshë dallavergjike”, i ka shkruar në derë të drejtoreshës, regjisori Basha. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë