Vetëm në rajonin e Mitrovicës janë shënuar tri raste të aksidentëve ku kanë pësuar këmbësorët. Krejt këto sipas raportit të Policisë së Kosovës janë shënuar në 24 orët e fundit.
Rasti i parë është shënuar në rrugën e Gojbules, në Vushtrri në orën 13:16, ku një i dyshuar mashkull shqiptar me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar i moshës së mitur.
Rasti i dytë sipas raportit të policisë është shënuar rreth dy orë më vonë, në rrugën “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Mitrovicë (15:15), ku një vozitës i pa njohur me veturë të pa njohur ka goditur këmbësoren femër shqiptare.
Ndërsa rasti i tretë është shënuar në fshatin Klinë e Ulët e Skenderajt, në orën 16:50 ku po ashtu ka pësuar një këmbësore.
Që të tre të lënduarit, sipas raportit të policisë kanë pranuar tretmanin mjekësorë dhe pas kësaj janë liruar për në shtëpi. Me urdhër të prokurorit të tria rastet shkojnë në procedurë të rregullt.
Përveq tri aksidenteve me këmbësorë në raportin e Policisë thuhet se në të gjithë Kosovën janë shënuar gjithsej 11 aksidente me të lënduar./gazetametro.net