Loading…

Vetura misterioze që vrau 14 persona

  • 20/06/2017 | 22:18

Vetura misterioze që vrau 14 persona

Kjo veturë e llojit “Dodge” në fillim ishte blerë nga policia, por më pas i ishte shitur një plaku, pasi vetura kishte filluar të kishte një reputacion të frikshëm.


Që të tre policët të cilët e përdorën këtë veturë, vdiqën në rrethana të çuditshme, duke vrarë familjet dhe veten e tyre.

Vetura më pas u bë pronë e familjes së Wendy Allen-it, por gjatë vozitjeve në autostradë, asaj në mënyrë të pashpjegueshme i hapeshin dyert, por për dallim nga pronarët e tjerë, vetura nuk shkaktoi ndonjë dëm fizik.

Wendy Allen thotë se kjo veturë ka vrarë të paktën 14 njerëz, por ky numër duket të jetë edhe më i madh. Pjesëtarët e një kishe tentuan ta shkatërronin këtë veturë, por që të gjithë ata që tentuan ta bënin këtë, vdiqën në ndeshje fatale. Disa prej tyre u vranë nga rrufeja.

Në vitin 2008 një fëmijë i cili mori guximin që ta prekte këtë veturë, disa javë më vonë vrau tërë familjen dhe e dogji shtëpinë deri në themel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë