Të lodhur nga mungesa e derivateve dhe pritjet në rend për t’u furnizuar, një qytetar rus vendosi që të mbushte bidonë karburanti fshehurazi dhe të merrte rezerva me vete, transmeton Gazeta Metro.
Të njëjtit nuk i shkoi puna mirë, pasi që në atë moment, përzierja e karburantit-ajrit u ndez dhe pjesa e brendshme e makinës u përfshi menjëherë nga flakët.
Punonjësit e pikës së karburantit dhe kalimtarët arritën ta shuanin zjarrin dhe ta shtynin makinën jashtë stacionit.
Rusia po vazhdon të përballet me mungesë të karburanteve, pas goditjeve të fuqishme nga Ukraina në infrastrukturën e naftës dhe energjetikës./gazetametro.net
A genius Russian tried to fill containers hidden inside the car with gasoline — but the car suddenly caught fire instead. pic.twitter.com/lAticveg50
— NEXTA (@nexta_tv) September 1, 2026