Loading…

Vetura godet për vdekje një grua në Zhabar të Mitrovicës

  • 04/12/2021 | 18:15

Vetura godet për vdekje një grua në Zhabar të Mitrovicës

Sonte rreth orës 17:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.


Sipas Policisë, nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor ka arrestuar të dyshuarin ngasesin e veturës dhe janë duke vazhduar me procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë