D.L ka qenë dje duke u kthyer nga shkolla së bashku me motrën dhe shoqet e tij, kur një makinë e goditi dhe ngasësi iku, transmeton Gazeta Metro.
Por, rruga për në shtëpi ka mundur të jetë fatale pasi që një veturë e ka goditur atë në këmbë. Rasti ka ndodhur në Mat 1.
Shoferi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjë që e ka lënë të prekur emocionalisht edhe djaloshin 11 vjeçar.
“Më e dhimbshme ishte ikja e drejtuesit të automjetit që ma shkeli këmbën me veturën e tij, se sa dhimbja e këmbës dhe gipsit në këmbë” shkruan ai në Facebook.
Prindi ka thënë se djalit i kujtohet se ka qenë vetura e tipit Golf 5 me ngjyrë të zezë./gazetametro.net