Loading…

Vetingu në drejtësi e në politikë, edhe Veseli e kishte propozuar para një viti

  • 23/08/2018 | 16:02

Vetingu në drejtësi e në politikë, edhe Veseli e kishte propozuar para një viti

Në këtë kohë kur ka një zhvillim në sistemin e drejtësisë dhe politikës, pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, nga shoqëria civile po kërkojnë që të ketë veting në drejtësi. Kjo kërkesë u shpreh edhe dje në një protestë që u mbajt në Prishtinë, si reagim ndaj zhvillimeve rreth dorëheqjes së Blakajt dhe largimit të tij në Amerikë.


Por, për vetingun kishte folur para një viti kryetari i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli. Ai këto deklarime i kishte bërë pasi që kishte marrë mandatin për herë të dytë si kryetar i Kuvendit.

“Vetingu do të përfshijë sistemin e drejtësisë, sistemin e sigurisë por në të njëjtën kohë edhe sistemin politik. Propozimi im është i qartë, pra për të gjithë ne që jemi në politikë”, kishte thënë Veseli.

Një ide të tillë ai e kishte përsëritur edhe herë të tjera, duke e konsideruar këtë si një nga reformat e mëdha që duhen në vend për një sundim efikas të ligjit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë