Loading…

Vetëvritet veterani i UÇK’së Njazi Bytyqi në Ferizaj

  • 10/06/2017 | 08:16

Vetëvritet veterani i UÇK’së Njazi Bytyqi në Ferizaj

Para pak kohësh është vetëvrarë me armë zjarri veterani dhe invalidi i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Njazi Bytyqi, nga qyteti i Ferizajt.


Rastin e ka konfirmuar njëri nga të afërmit e të ndjerit nga familja Bytyqi. Njofton gazetari i Kohës Ditore nga Ferizaj.

I nderi që nga paslufta ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”. I ndjeri gjatë periudhës së fundit ka punuar si Taksi në qytetin e Ferizajt.

Gjatë ditës së premte, i ndjeri kishte vizituar të afërmit, shokët dhe dashamirët por nuk kishte diskutuar me askënd se do të merrte një vendim të tillë për vetëvrasje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë