Loading…

Vetëvrasjet në paraburgim ndodhin vetëm në Rusi

  • 20/12/2016 | 15:25

Vetëvrasjet në paraburgim ndodhin vetëm në Rusi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka hedhur sërish dyshime se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kjo pasi sipas Kurtit, të gjitha raportet mjekësore kanë treguar se Astrit Dehari nuk ka qenë përdorues i ndonjë droge, medikamenti, dhe as nuk ka pasur probleme psikike për të ardhur deri tek vetëvrasja.

Madje, Kurti thotë se Dehari nuk ishte as i dënuar as i akuzuar, por vetëm një i paraburgosur, gjë që sipas tij nuk mund të çojë një njeri të kryejë vetëvrasje, përveç se në Rusi, transmeton koha.net.

“Njerëzit e shëndoshë nuk bëjnë vetëvrasje, këto raste ndodhin në Rusi pa e prit gjyqin”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se në kohën kur po dështonte procesi sipas tij i montuar, kundër Deharit dhe aktivistëve të VV-së , ndodhi rasti i vdekjes së Astritit.

Ai ripërseriti fjalët e kryeparlamentarit Kadri Veseli drejtuar deputetëve të opozitës: ‘Kujdes se po e vrani vetën”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë