Rreth 250 aktivistë të rinjë i janë bashkuar sot në Gjilan Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo, sipas kryetarit të Lëvizjes Visar Ymeri, po tregon rritjen e kësaj organizate politike, e cila po punon drejtë për Republikën e Kosovës.
Ymeri, gjatë fjalimit që mbajti para anëtarësimit të 250 aktivistëve, duke u uruar mirëseardhje po ashtu tha fjalë të shumta për lëvizjen që tash e sa kohë e udhëheq.
Me këtë anëtarësim Ymeri tha se dhuna dhe brutaliteti që po ushtron pushteti nuk po ndikon në ardhjen e njerëzve të rinjë në Lëvizje.
E kështu ai u premtoi atyre se Vetëvendosje do punojë drejtë gjithmonë, duke u premtuar punë edhe më të fuqishme, transmeton gazetametro.net.
“Ne sot e kemi përpara një kohë jashtëzakonisht të rëndësishme. Krejt puna që kemi bërë deri më tani, do të vazhdohet edhe më fuqishëm për tja kthyer Kosovës dinjitetin dhe ta bëjmë një republikë të pavarur. Puna që duhet ta bëjmë ne është e thjeshtë, por jo e lehtë të realizohet. Na duhet një punë e jashtëzakonshme. Duhet që njerëzit që janë jashtëzakonisht të pakënaqëshëm ta kuptojnë që Lëvizja Vetëvendosje është e duhura. Ne jemi në rrugën e drejtë, dhe kjo rrugë duhet të materializohet. E si bëhët ky materializim, me ju 250 që i jeni bashkuar sot. E të tjerë që presim ti bashkohen VV-së”, tha Ymeri.
Me këtë anëtërasim Ymeri tha se Lëvizja po shtohet, e regjimi kriminal siç e quajti ai, po bie.
“Sot regjimi kriminal është në rënie, lëvizja vetëvendosje është në ngritje. Regjimi tenton që ta rrëzojë lëvizjen por ne sdo të ndalemi. Ne do t’i krijojmë institucionet në shërbim të qytetarëve. Këto dy vite ka ndodh diqka e papresedent për Kosovën. Është hera e parë që trysnia popullore dhe masat e organizuara i kanë ndalë dy marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, tha Ymeri./gazetametro.net