Kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e VV’së, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar edhe zyrtarisht koalicion me PDK në këtë komunë, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi tha se pas një takimi të Bordit të Drejtorëve, kanë caktuar tanimë ekipin me cilin do punojnë.
‘’ Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës.
Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona’’, shkroi Bulliqi.
E ky është ekipi me cilin do punoj ai:
Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu
Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi
Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie
Shatrolli Mehmeti
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu./gazetametro.net