Loading…

Vetëvendosje po ‘lufton’ me gaz në Parlament, Shpendi po e rregullon qytetin |FOTO

  • 21/03/2018 | 14:28

Vetëvendosje po ‘lufton’ me gaz në Parlament, Shpendi po e rregullon qytetin |FOTO

Historia e gazit lotsjellës po përsëritet në Kuvendin e Kosovës, por akterët nuk janë të gjithë të njejtë.


Në të kalurën, në kohën e qeverisjes Mustafa, kur nga opozita pengohej Demarkacioni, bashkë me Albin Kurtin përveç Haradinajt e Limajt, ishin edhe tash të pakënaqurit e Vetëvendosjes.

Derisa në Kuvend protestohej me gaz lotsjellës, Shpend Ahmeti kryetar i Prishtinës, dhe të tjerë, protestonin në shesh, duke hedhur në drejtim të policisë edhe pllaka të sheshit, shkruan gazetametro.net.

Por tani, Shpend Ahmeti, kur nuk është më pjesë e Vetëvendosjes, po e injoron komplet këtë pjesë, dhe po merret me punë të komunës të cilën ai e drejton.

Para pak minutave, kryetari Ahemeti ka publikuar pamje të fillimit të punimeve të rregullimit të shkallëve të Dragodanit.

“Pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, si për projektin fitues, ashtu edhe për atë që do ta realizojë, sot kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria”.

Ahmeti ka bërë të ditur se ky projekt do të kryhet brenda katër muajve.

“Projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 metra gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyror me trashësi prej 10 centimetrash. Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim. Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve. I gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë