Loading…

Vetëvendosje përmes protestave synon rrëzimin e Qeverisë

  • 05/04/2019 | 08:14

Vetëvendosje përmes protestave synon rrëzimin e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për protesta masive për rrëzim të Qeverisë, përveç kësaj ajo po tenton të ngrejë edhe mocion mosbesimi, për të cilin pritet që do ta marrë mbështetjen e të gjitha partive opozitare, shkruan sot.


Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.

Përmes disa tubimeve me qytetarë pretendon të shkojë drejt protestave masive dhe drejt një mocioni mosbesimi, që mund ta rrëzojë Qeverinë.

Nën logon “Kundër PAN hajnisë” i pari i Vetëvendosjes Albin Kurti po pret që të marrë mbështetje të qytetarëve e të deputetëve për të shkuar sa më parë në zgjedhje të reja, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas tij, e gjithë kjo fushatë po vjen si pasojë e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të Qeverisë aktuale.

“Korrupsioni, papunësia e migrimi po rriten, kurse investimet, rendimentet dhe arsimi po bien. Mbi të gjitha, po shtohet hajnia e po zvogëlohet durimi.

Me këto tubime nëpër komuna gjithandej Kosovës shkojmë bashkë drejt protestave qytetare dhe mocionit të mosbesimit në Kuvend, që e largon ketë qeveri dhe mundëson zgjedhjet e parakohshme demokratike për ndryshimet e domosdoshme politike, ekonomike e shoqërore”, ka deklaruar Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë