Loading…

Vetëvendosje paraqet dëshmi për pafajësinë e pesë aktivistëve

  • 01/12/2016 | 13:56

Vetëvendosje paraqet dëshmi për pafajësinë e pesë aktivistëve

Në një konferencë të thirrur për media Lëvizja Vetëvendosje sot paraqiti dëshmi të reja për pafajësinë e aktivistëve të cilët sipas saj po akuzohen padrejtësisht për terrorizëm.

Sekretari organizativ i kësaj Lëvizjeje, Dardan Molliqaj tha se u bë padrejtësi në vazhdimin e paraburgimit për pesë ativistët e Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, dhe Petrit Ademi.

Ai tregoi se si edhe përkundër faktit që secili nga ta akuzohet për veprën e njëjtë, ndaj tyre janë vazhduar masa të ndryshme të sigurisë.

“Siç e dini kemi pasur vazhdimin e paraburgimit për aktivistët që edhe për një muaj do qëndrojnë në burg, arrest shtepiak, apo paraqitje në polici”, tha këtu Molliqaj duke e vlerësuar se ky proces që nga fillimi ishte një absurditet.

“Që nga fillimi i këtij procesi ka pasur një absurditet që është përseritur në dallimet në masa të ndryshme përkundër dyshimit të njejtë, aktivistët tanë dyshohen se kanë kryer punë brenda grupit, por asnjëri prej tyre nuk është veçuar cilën punë e ka kryer”, tha tutje ai.

Molliqaj pyeti se si ka kuptim që pesë (5) të arrestuar për terrorizëm të kenë masa të ndryshme paraburgimi.

Ai paraqiti përmes një videoje se të pestë aktivistët e Vetëvendosjes në natën kur ka ndodhur sulmi ndaj kuvendit për të cilin ata dyshohen, nuk kanë qenë fare në atë pjesë, mirëpo kanë qenë dikund tjetër për çka edhe kanë alibi.

Përndryshe, Atdhe Arifi e Egzon Haliti do të vazhdojnë të mbahen në burg, kurse Adea Batusha e Frashër Krasniqi vazhdojnë të mbahen nën arrest shtëpiak, teksa Petrit Ademit i është caktuar masa e paraqitjes në Polici./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë