Loading…

Vetëvendosje padit kandidatin e PDK’së, Shaqir Totajn

  • 11/10/2017 | 15:07

Vetëvendosje padit kandidatin e PDK’së, Shaqir Totajn

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, të mërkurën ka dorëzuar  në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzimin penal  kundër kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.


Alisa Hasani zëdhënëse e Shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes në Prizren tha se “kallëzimi penal është bërë për gjuhën e përdorur gjatë fushatës duke nxitur urrejtje e përçarje. Në të të njëjtën kohë Lëvizja Vetëvendosje do të inicojë kallëzim penal për fyerje dhe shpifje”.

“Ai ka keqpërdorë lirinë e shprehjes dhe e ka përçmuar komunitetin  turk për përfitime elektorale”, tha Hasani.

Sipas Vetëvendosjes fushata elektorale është degraduar në debatin në përkrahje fisnore.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje tha se “e kupton panikun e humbjen  të cilën është përfshirë PDK-ja, mirëpo tha ai në anën tjetër si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe si pjesëmarrës në garën zgjedhore nuk mund ta tolerojmë  një gjuhë të tillë të përçarjes, të urrejtjes dhe të shpifjes e cila ndodh  nga kandidati i PDK-se Shaqir Totaj.

“Ne ftojmë Shaqir Totajn pasi është i ri në politikë që ta merr me lehtësi garën. Le ta kuptoj që edhe jashtë politikës ka jetë dhe me veprimet e tij të pamatura dhe histerike të mos e lëndojë, ashtu kështu demokracinë e brishtë të  Komunës së Prizrenit dhe në përgjithësi të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje fton  subjektet politike që ti përmbahen  rregullave zgjedhore që t’i përmbahen parimeve të garës së drejtë dhe ta ulin tensionit sepse një gjë e tillë nuk do t;i kontribuojë as ndyshimit dhe as demokracisë” kanë thënë përfaqësuesit e VV’së në Prizren.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë