Loading…

Vetëvendosje nuk bën koalicion me korrupsionin dhe kapjen e shtetit

  • 18/05/2017 | 00:06

Vetëvendosje nuk bën koalicion me korrupsionin dhe kapjen e shtetit

Sami Kurteshi, ish-avokat i popullit tani anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij nuk mund të bëj koalicion me siç u shpreh ai, krimin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit.


“Qëllimi i LVV nuk është pushteti me çdo kusht, por ndryshimi i gjendjes ne Kosove me çdo kusht”, ka shkruar Kurteshi, përcjell gazetametro.net

Ai ka përjashtuar koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor, “me ata qe nuk e kane synim ndryshimin por vetëm pushtetin”.

Mirëpo, në anën tjetër, takimi në mes të LDK dhe Vetëvendosjes ka përfunduar pak minuta më parë, pa u dhënë ndonjë shpjegim i qatë rreth asaj se çka u arrit me këto takime.

Vendimi përfundimtar nëse Vetëvendosje do i bashkohet bllokut LDK-AKR-Alternativa pritet të merret gjatë ditës së nesërme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë