Loading…

Vetëvendosje me aksion simbolik në Prizren

  • 04/11/2016 | 13:30

Vetëvendosje me aksion simbolik në Prizren

Partia më e madhe opozitare Vetëvendosje ka realizuar një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku siç thonë ata padrejtësisht po mbahet tash e 67 ditë Astrit Dehari.

Duke shpalosur parullën “Lironi të burgosurit politik” dhe me brohoritje, aktivistët kërkuan lirimin e Astritit nga burgu, sikurse edhe të Atdheut e Egzonit që vuajnë burgun në Lipjan e Pejë.

Liri u kërkua edhe për Adean, Frashërin e Petritin, që po mbahen në arrest shtëpiak, raporton gazetametro.net

Anëtari i Kryesisë, Xhelal Sveçla, tha se pushteti kriminal i klanit “Pronto” me montime e pa asnjë provë të vetme po i  privon nga liria gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vetëm pse janë aktivistë të saj.

“Këtu, para meje ndodhet Astrit Dehari, një aktivist shembullor nga një familje veprimtarësh , një student i shkëlqyer në Fakultetin e Mjekësisë, një shok e familjar i dashur, një shembull për çdo të ri në Kosovë’’, tha Sveçla në fjalën e tij.

Kurse, Kryetari i Qendrës së Prizrenit, Artan Abrashi, duke bërë thirrje për lirimin e aktivistit Astrit Dehari, deklaroi se Astriti nuk është vetëm, dhe se ata do të vazhdojnë të jenë bashkë në përpjekjen për të çliruar shtetin nga kapësit dhe për të ndërtuar një shtet të së drejtës, ku askush nuk është mbi ligjin./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë