Loading…

Vetëvendosje mbështet mocionin e Nismës për rrëzimin e Qeverisë

  • 05/04/2017 | 19:41

Vetëvendosje mbështet mocionin e Nismës për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, duke folur për një mocion të mundshëm mosbesimi të sjellë në Kuvend nga Nisma për Kosovës, ka thënë se ata në secilin rast janë kundër Qeverisë.


“Ajo çfarë po ndodh në institucionet e Kosovës, është se tani janë jofunksionale siç është Kuvendi. Pushteti nuk i ka votat as për ligjet e zakonshme”, u shpreh ai.

“Ata nuk i kanë numrat as nga Lista Serbe ndonëse ata kanë deklaruar se do t’i mbështesin, unë nuk besoj se Qeverisë do t’i kryejnë punë – as me ata nuk do ti kenë numrat”. Këto komente Selimi i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovë.

Kurse, Nisma për Kosovë ka bërë me dije se po planifikon të nisë mocion mosbesimi kundër Qeverisë. Nisma thotë se përfundimisht ka ardhur koha që të niset iniciativa parlamentare për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale . Sipas këtij subjekti, tashmë është dëshmuar se qeveria aktula ka dështuar në të gjitha planet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë