Loading…

Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme kundër Thaçit e Mustafës

  • 23/01/2017 | 14:13

Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme kundër Thaçit e Mustafës

Vetëvendosje ka kërkuar që sonte të ketë seancë të jashtëzakonshme për shkuarjen e Thaçit dhe Mustafës në dialog me Serbinë. Kjo sepse siç u shpreh i pari i kësaj partie, Visar Ymeri– ata nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur me askënd në Prishtinë. Grupi parlamentar i Vetëvendosjes po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e seancës.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka ripërsëritur kërkesën e subjektit të tij – mos vazhdimin e dialogut me Serbinë pas gjithë kërcënimeve që kanë ardhur nga shteti serb.

“Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veselin prapë dialogu me Serbinë qenka zgjidhja. Dialog pa kurrfarë kushti, nënshtrues e poshtërues për Kosovën. Që drejtohet nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit”, është shprehur Ymeri në rrjetin social Facebook, transmeton gazetametro.net.

Madje, sipas Ymerit vazhdimi i tashëm i dialogut veç e ndihmon Serbinë, duke coptuar Republikën e Kosovës.

“Në asnjë mënyrë nuk bën që tash të vazhdojë dialogu. Kjo përveç se e ndihmon Serbinë dhe e cenon Republikën, është edhe shpërblim për të gjitha ndërhyrjet e reja që Serbia i ka bërë në Kosovë prej murit te treni, prej Brezovicës te Trepça, prej Listës serbe te UNESCO”, tha ai, transmeton gazetametro.net

Sipas tij nuk ka alternativë përveç fuqizimit të Republikës e bashërendimit kombëtar. Këto nuk bëhen siç u shpreh ai bashkë me Nikoliqin e Vuçiqin, por në përballje kundër politikave të Serbisë në përgjithësi.

“Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog. Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj”, ka bërë të ditur kreu i Vetëvendosjes. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë