Lëvizja Vetëvendosje kryesisht ka qasje sulmi ndaj gjyqësorit. Këtë sipas gazetarit, Vehbi Kajtazi ata e kanë bërë që nga koha e UNMIK-ut e për të vazhduar me EULEX-in.
Kajtazi theksoi se këtë kjo lëvizje e ka vazhduar me sistemin gjyqësor të vendit.
“Në përgjithësi kanë qasje të sulmit kundër sistemit të gjyqësisë, që e kanë treguar në mënyrë të vazhdueshme. Nuk e kanë njohur atë të UNMIK-ut, EULEX-it dhe në ndërkohë me po të njëjtën gjuhë e kanë vazhduar edhe me sistemin gjyqësor të vendit”, ka thënë Kajtazi.
Sulmet e LVV-së kanë bërë që shumë gjyqtarë e policë të hezitojnë të merren me rastet e tyre, thotë Kajtazi.
VV dhe shoqëria civile të anshëm në rastin e sulmit ndaj Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje bashkë me një pjesë të shoqërisë civile po tregohen të anshëm në rastin e aktivistëve të këtij subjekti të cilët akuzohet për veprën penale të terrorizmit.
Kështu u shpreh gazetari Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi rastin Dehari dhe procesin gjyqësor ndaj aktivistëve të LVV-së.
“Lëvizja Vetëvendosje por edhe një pjesë e shoqërisë civile e që për mendimin tim janë duke u tregu tepër të anshëm dhe delikate si është ADN-ja”, ka thënë ai.
“ADN-ja që është bërë është thirr direkt në mbetjet e granatës që ka ra, që është hedhur në Kuvendin e Kosovës… Nëse nuk është gjetur ADN-ja në të, kjo nuk do të thotë që nuk është kryer vepra prej atyre njerëzve”, ka thënë ai.
Kërkesa për përjashtimin e tij dhe tërë Prokurorisë Speciale nuk i dha as hapësirë për leximin e aktakuzës prokurorit Abdurrahim Islami.
Kjo u bë nga mbrojtja e aktivistëve të LVV-së, të akuzuar për veprën penale të terrorizmit, e që ka të bëjë me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës vitin e kaluar.
Gazetari, Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ka hedhur mundësinë e kërkesës për largim të tërë Prokurorisë Speciale duke thënë se shihet se mbrojtja nuk ka njohuri për ligjin.
“Kërkesa për përjashtimin e prokurorit, nuk e di sa kanë prova për ta kërkuar atë. Por për ta kërkuar largimin e Prokurorisë Speciale shihet se mbrojtja nuk ka fare njohuri për ligjin në Kosovës. Vepra penale e terrorizmit është kompetencë e rezervuar për Prokurorinë Speciale”, ka thënë Kajtazi.
Mund të kërkohet përjashtimi por jo i gjithë Prokurorisë, thotë ai.
Deklaratat e VV’së ndaj dëshmitarëve me ngjyrim politik
Tutje Kajtazi thotë se të gjitha deklaratat e dëgjuara nga ky subjekt kanë ngjyrim politik.
“E kam dëgjuar Molliqajn duke u munduar t’i bëjë jokredibilë dëshmitarët duke thënë se janë shitës ambulantë dhe nuk i paguajnë taksa shtetit”, ka thënë ai duke shtuar se janë argumente të cilat nuk qëndrojnë dhe si të tillë nuk i bën jokredibilë për të qenë dëshmitarë të ndonjë rasti.
Ai tutje shpjegon se kush sipas ligjit mund të lirohet nga të qenit dëshmitar.
“Ata janë dëshmitarë të cilët prokuroria e mbështet akuzën përpos provave tjera, për të cilët thotë se ua kanë shitur telefonin”, ka thënë ai.