Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, me kërkesën e Tanja Fajon, eurodeputete dhe raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, u takuan sot në Prishtinë
Gjatë takimit z. Konjufca tregoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje, raporton gazetametro.net
Konjufca ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ri-procedimin e marrëveshjes aktuale e cila është kontestuar si nga ana juridike dhe nga ajo faktike, nga profesorë dhe ekspertë të ndryshëm. /gazetametro.net