Loading…

Vetëvendosje faqen ‘Duaje Tënden’ e shfrytëzon për fushatë ‘AntiPDK’

  • 31/05/2017 | 16:23

Vetëvendosje faqen ‘Duaje Tënden’ e shfrytëzon për fushatë ‘AntiPDK’

Faqja e facebook me emrin “Anti PDK” e përdorur për të bërë fushatë negative PDK-së është në fakt faqja e dikurshme e fushatës “Duaje Tënden”.


Fushata “Duaje Tënden” u nis nga Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2011 me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të prodhimeve vendore.  Po ashtu kjo fushatë synonte jo vetëm që të nxiste prodhimin vendas por edhe për të sensibilizuar konsumatorët për të bojkotuar prodhimet serbe që importohen në Kosovë.

Kjo fushatë ngjalli një interes të gjerë në publik dhe shumë mbështetës të kësaj nisme janë bërë ndjekës të kësaj faqe.

Mirëpo sic duket këtë mbështetje në facebook të mbi 26 000 ndjekëse, VV po e instrumentalizon kundër PDK-së.  Lëvizja Vetëvendosje duke patur parasysh reagimin e opinionit publik kosovar kundër qasjes negative ka vendosur që sulmet kundër PDK-së t’i bëj në mënyrë të fshehtë duke përdorur rrjetet sociale por pa u identifikuar si burim i sulmeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë