Loading…

Vetëvendosje e quan mashtrim marrëveshjen mes Z-Mobile dhe Vala’s

  • 29/05/2017 | 11:57

Vetëvendosje e quan mashtrim marrëveshjen mes Z-Mobile dhe Vala’s

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidatin për deputet nga kjo parti, Ismet Hamiti në një konferencë për media kanë folur për marrëveshjen Vala dhe Z-mobile.


Kësaj marrëveshjeje ata ju referuan si “skandal”.

“Unë jam këtu pa konkurs, jam këtu për të ju njoftuar, ku ditëve të fundit është duke u botuar nëpër media për një marrëveshje në mes PTK dhe Z-mobile duke thënë se ajo është shpëtuar, por kjo nuk është e vërtetë, ka thënë Halimi.

Sipas Halimit kjo marrëveshje nuk është shpëtim kjo vetëm është një mashtrim duke thënë se Z-mobile është krijuar për të plaçkitur vendin.

“136 milionë më  shumë sesa që është shumë z mobile paska heqë dorë për bamirësi, për 10 vjet rresht kemi vënë në dukje se kontrata z mobile është një mekanizëm që është krijuar për të plaçkitur këtë vend”, ka thënë Halimi ndër të tjerash, shkruan gazetametro.net

Për më tepër Halimi ka thënë kjo marrëveshje është krimi më i madh që është bërë pas luftës.

“Kemi vënë në dukje po ashtu  për nga përmasa te pasurisë publike të paraqitur në këtë skemë dhe për nga numri i paraqitur në këtë skemë është krimi më i madh i pas luftës”, është shprehur ai.

Ai marrëveshjen e Vala-së e ka quajtur një skemë të cilën e kanë paraqitur në prokurori.

“Rastin e kësaj skeme e kemi paraqitur tek prokurori i shteti dhe atë mund ta gjeni të publikuar me titullin letër pa zarf ku janë paraqitur të gjitha të dhënat e këtij krimi jam në të dhënat e prokurorisë së shtetit”.

Sipas Halimit Vala në këmbim të kësaj marrëveshje me operatorin Z-mobile, ka shkëmbyer 100 mijë klientë të rinj, shërbimin 3G dhe 4G në këmbim me vlerën të cilën Vala është dashur t’ia paguaj Z-mobile-it.

“Në këmbim të kësaj Z-mobile merr edhe 100 mijë klient të rinj, shërbimet 3 G dhe 4 G, për tetë vjet me radhë Z-mobile nuk ka paguar asnjë cent për të gjitha segmentet tjera që i përdor, përderisa me kontratë ja paguante disa thërrmija në vlerë prej 27 për qind dhe si ashtu kalimthi kontrata vazhdohet për një kohë të gjatë edhe gjashtë vjet tjera me kohë që kontrata do të duhet të rinegociohet në 2016”, ka deklaruar ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë