Loading…

Vetëvendosje e lufton korrupsionin, të tjerët e mirëmbajnë atë

  • 29/05/2017 | 12:50

Vetëvendosje e lufton korrupsionin, të tjerët e mirëmbajnë atë

Albulena Haxhiu, ish-deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka krahasuar premtimet e koalicioneve për ligjin antimafia me premtimin e dikurshëm për 320 mijë vende të reja pune.


Sipas Haxhiut, përderisa partitë e tjera thjesht do ta mirëmbajnë korrupsionin, vetëm Vetëvendosja do ta luftojë atë.

“Është e qartë, vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mund të luftohet korrupsioni, sepse ne kemi guximin dhe vullnetin dhe me ne, do të çkapet sistemi i drejtësisë, do të kompletohet pakoja kundër korrupsionit dhe do të krijohet njësi e veçantë përbrenda prokurorisë dhe gjykatave që do të merret vetëm me rastet e korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net

Ajo ka shtuar se “qytetarët e dijnë këtë, andaj do t’i ndëshkojnë me 11 qershor”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë