Loading…

Vetëvendosje dikur: Politikanët me kravata si quranë trullana (Foto/Video)

  • 01/06/2017 | 12:17

Vetëvendosje dikur: Politikanët me kravata si quranë trullana (Foto/Video)

Vendosja e kravatave nga lidershipi i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte një prej risive të këtij subjekti politik në këto zgjedhje.


Kishte vlerësime të ndryshme nga ekspertë të marrëdhënieve me publikun për këtë veprim të tyre.

Disa thonë që pas protestave të dhunshme dhe kritikave ndaj tyre si lëvizje antiinstitucionaliste, vendosja e kravatave ishte mesazh i tyre se po ndryshojnë dhe po bëhen institucionalistë. Kurse, disa të tjerë, këtë veprim të tyre e shohin si përpjekje për tu dukur më serioz, sepse në sondazhe u dilte që po shihen si të papërshtatshëm dhe me mosbesim nga qytetarët.

Sidoqoftë, Albin Kurti dhe gati të gjithë kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përjashto këtu vetëm sekretarin organizativ të kësaj partie, Dardan Molliqaj, dhe pak të tjerë, po dalin të veshur me kostume e kravata.

Më parë, në përpjekje për të imituar lëvizjet e majta revolucionare në botë, Kurti ishte paraqitur gjithnjë me veshje joformale dhe jo rrallëherë edhe me ngjyrë të gjelbër.

Për veshjen me kravatë, Albin Kurti në vitin 2011 kishte thënë se “kjo veshje është kthyer në një uniformitet, veshje përjashtuese dhe formë shtypjeje”.

Ai jo vetëm që kishte refuzuar të vendoste kravatë, por në Lëvizjen Vetëvendosje kravatën e kishte bërë edhe simbol të sulmeve dhe të talljes me politikanët e tjerë kundërshtarë.

Në nëntor të vitit 2009, në kuadër të fushatës “MOS VOTO. Zgjedh përnjëmend”, duke u tallur me politikanët, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin prezantuar në publik edhe një QURAN me KRAVATË, si simbol të politikanëve që merrnin pjesë në zgjedhje.

Zëdhënësi aktual i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, në këtë aksion kishte thënë se Qurani me kravatë ishte e përbashkëta e kandidatëve që po garojnë në zgjedhje.

Sipas tij “njësoj si Qurani që fryhet shumë dhe është i trullavtë, njësoj janë politikanët tanë”.

Tash, mund të shtrohet pyetja, se “Quranë me kravatë” a u bënë edhe lidershipi i Lëvizjes Vetëvendosje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë