Loading…

Vetëvendosje dhe AAK refuzojnë ftesën e presidentit

  • 03/11/2016 | 18:12

Vetëvendosje dhe AAK refuzojnë ftesën e presidentit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin që ka organizuar për të diskutuar rreth reformës zgjedhore, që do të mbahet nesër (4 nëntor), ka ftuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe atë të lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymerin.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka konfirmuar ftesën nga presidenca dhe njëkohësisht e ka refuzuar atë, duke shkruar se “zgjedhjet janë zgjidhja e vetme, në të mirë të vendit”.

“Tash kur populli i Kosovës i varfëruar deri në skaj e gjithnjë e më i papunë prej privatizimeve të kësaj klike po merr rrugët e emigrimit si pasojë e faktit që qeveria PDK-LDK nuk ka ndërmarrë asnjë politikë në ndihmë të ekonomisë e punësimit, tash s’është koha për reforma, por vetëm për zgjedhje”, thuhet mes të tjerash në postimin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, Visar Ymeri.

Ashtu si Visar Ymeri, mësohet se edhe Ramush Haradinaj ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë