Loading…

Veterani i UÇK-së: Nuk besoj se ka mbi 14 mijë veteranë të vërtetë, kanë futur familjarë dhe militantë të politikës

  • 20/08/2018 | 19:32

Veterani i UÇK-së: Nuk besoj se ka mbi 14 mijë veteranë të vërtetë, kanë futur familjarë dhe militantë të politikës

Veterani i luftës së fundit nga Zona Operative e Llapit, Nexhat Llumnica, ka thënë se manipulimi i listave të veteranëve është problem jo i vogël dhe se në këtë proces ka implikim të shumë ish komandantëve të luftës si dhe politikanëve të tanishëm.

“Vërtetë është një grup i organizuar që ka futur njerëz në këtë listë dhe mund të jetë numri edhe më i madh. Kur është bërë demilitarizimi i UCK-së, komandantët e zonave e kanë listën e ushtarëve të demilitarizuar. Këta kanë lista të detajshme që janë të sakta. Nuk besoj se e kalon 14 mijë veteranë të vërtetë në të gjithë Kosovën”, ka thënë Llumnica, njofton Klan Kosova.

“Po dihet që janë afër 50 mijë veteranë, kanë futur familjarë dhe militantë të politikës. Veteranët e vërtetë duhet ta bëjnë demaskimin. Në Zonën Operative të Llapit ka mbet më e mira, kemi bërë një reagim menjëherë pas publikimit të listave dhe kemi reaguar, ka keqpërdorime edhe në ZOLL, por është më e mira, duke u bazuar në luftë ZOLL ka qenë më e madhja me numrin e ushtarëve”.

“Kemi parë njerëz që nuk kanë qenë pjesë e luftës, që kanë qenë shumë të ri me moshë dhe janë në listën e veteranëve”.

Llumnica ka theksuar se është brengosës dëmtimi i buxhetit të Kosovës nga numri i veteranëve të rrejshëm duke thënë se ka veteranë të vërtetë që jetojnë në kushte të vështira.

“Nëse shkruhet në histori se kemi pasë 50 mijë ushtarë dhe nuk kemi mundur ta mbrojmë popullatën është për dëshpërim. Mbi një milionë veta kanë qenë jashtë Kosovës. Nuk guxojmë që të lejojmë si ish ushtarë të UCK-së të zhvlerësohet lufta që kemi bërë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë