Profesori universitar Blerim Latifi ka rikujtuar disa fakte historike domethënëse rrahagjoksëve në Kosovë që qirren se nuk varen prej askujt e s’duan ndihmën e askujt. I rendit varg Latifi se çfarë i gjet rrahagjoksët e mëparshëm shqiptarë përgjatë historisë kur se kuptonin vogëlsinë dhe pafuqinë e tyre duke i shtuar edhe pasojat e veprimeve të pamendura mirë. Nuk la anash aspak edhe sukseset e arritura kur punohej në të kundërtën, shkruan Gazeta Metro.
Me logjikë prej filozofi e shtjellon u atyre që kanë qëndrime arrogante që po shfaqen nga një klasë konflikt nxitëse në Kosovë me miqtë e aleatët tanë së pari që qartë i konsideron të ngutshme e injorante si duket për disa fakte historike.
“Por shtetet e vogla, duke qenë se janë dhe mbesin të vogla, kurrë nuk do të mund të ecin vetë. Nëse e provojnë, shpejt kanë me humbë rrugën në pyllin e errët e me plot rreziqe të gjeopolitikës.”
Nuk pretendon si një ish zyrtar presidentësh e krytearësh kuvendi t’u predikojë nga përvoja, thjeshtë u shtron fakte si mësimdhënës që t’i shqyrtojnë ata vet. Nuk janë shqiptarët të vetmuar në këtë botë dhe vlerat na maten në krahasim me të tjerët.
Kështu porositë veterani i luftës së UÇK’së, këshilltari politik, profesori universitar e tani si duket edhe qenka e nevosjshme edhe një edukator publik tek e pa të nevojshme t’i përkujtojmë këto fakte që do të duhej t’i kuptonim të gjithë pa fjalë.
“Para se ta çojmë kryet përpjetë dhe të themi se na nuk nijmë as për kral e as për mbret, është mirë me i përkujtu këto si më poshtë” shkruan Latifi./gazetametro.net