Loading…

Veteranët sot presin t’i marrin pagat

  • 10/12/2016 | 11:07

Veteranët sot presin t’i marrin pagat

Dje ishte paralajmëruar se para orës 17 do të dilnin pagat për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por një gjë e tillë nuk u bë.


Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili kishte paralajmëruar se do të shkonte në bankë për të tërhequr pagën, pret që atë ta marr sot në mesditë.

Gucati ka thënë në një prononcim për Indeksonline se për shkak të disa vonesave, veteranët do të marrin sot pagat e paralajmëruara për dje.

“Është e vërtet që paratë kanë dal dhe unë do të shkoj ta marr i pari pagën. Tani e kam ndërmend të dal në qytet në ora 12 dhe të shkoj ta marr pagën time, sepse paratë janë lëshuar nga ministria, unë kam qenë prezent aty por problemi është te Banka Qendrore e cila ende nuk i ka qit nëpër banka”, ka theksuar Gucati.

Sipas tij, për shkak të kësaj vonese është rritur edhe interesimi dhe presioni i veteranëve të cilët po pyesin vazhdimisht se çka po ndodh me pagat e tyre.

“Sot në 12 e marr pagën, veteranët janë shumë të interesuar për këto, tërë kohën po më shkruajnë SMS e po më thërrasin për të parë çka po bëhet”, ka përfunduar Gucati.

Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi kishte paralajmëruar se pagat e veteranëve do të dilnin për dje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
ma[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë