Veteranët e Pejës, janë duke protestuar në Rugovë kundër mënyrës së re të demaskimit të kufirit me Malin e Zi.
Ata thonë se shenjat në këtë pjesë të vendit janë vendosur para dy ditësh nga Komisioni i ri.
“Gjithmonë i kemi mbrojt këto bjeshkë me gjak, e nëse ka nevojë do t’i mbrojmë prapë njëjtë”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Pejës, Gazmend Syla.
“As kryetari dhe as anëtarët e Komisionit asnjëherë nuk e kanë dëshmuar me ndonjë akt se dojnë vendin e tyre”, vazhdon tutje Syla.
Tutje, veteranët kanë thënë se Komisioni është duke i përsëritur gabimet e Komisioneve të mëhershme dhe se po tentojnë të legjitimojnë gabimet e tyre.