Loading…

Veteranët në festë: Përshëndesin vendimin e gjykatës për mospezullimin e pensioneve

  • 01/04/2019 | 15:45

Veteranët në festë: Përshëndesin vendimin e gjykatës për mospezullimin e pensioneve

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë, transmeton Gazeta Metro.

Kjo organizatë ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë, që hetimit të listave të veteranëve të luftës t’i shkohet deri në fund, duke shqyrtuar në mënyrë individuale secilin rast.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë sot vendim për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale për pezullimin e pensionit të 19 mijë e 500 veteranëve./gazetametro.net

https://gazetametro.net/paguan-shteti-gjykata-themelore-nuk-pezullon-pensionet-e-19-mije-veteraneve-mashtrues/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë