Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, të shtunën do të organizojnë protestë gjithëpopullore në mbështetje të kreut të AAK-së dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Në komunikatën e dërguar  thuhet se Organizata e dalura nga Lufta e UÇK-së ka bërë thirrje që në protest të dalin të gjithë pa dallim partie a shoqate.
Protesta do të mbahet ditën e shtunë me datën 21 janar 2017 ora 13:oo, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti të Serbisë, derisa në seancën gjyqësore të mbajtur në Kolmar të Francës, Haradinaj është liruar me kusht.