I plotësuar:Â
Ka përfunduar tubimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tek muri, në anën veriore të Urës së Ibrit.
Veteranë të UÇK’së janë mbledhur te ura e lumit Ibër në Mitrovicë, për të kundërshtuar ndërtimin e murit i cili ndanë Mitrovicën veriore nga ajo jugore.
Raportohet për rreth 100 veteranë që i janë afruar murit që po ndërtohet në pjesën veriore.
Aty janë prezentë edhe pjestarët e Policisë së Kosovës, që po pengojnë veteranët t’i afrohen murit.
Mësohet se është arritur një marrëveshje, që të lejohen vetëm katër përfaqësues të veteranëve që t’i afrohen murit. /gazetametro.net