Loading…

Veteranët e Dukagjinit i kërkojnë presidentit të mos e nënshkruajë Ligjin

  • 02/01/2017 | 16:54

Veteranët e Dukagjinit i kërkojnë presidentit të mos e nënshkruajë Ligjin

Reagim ndaj Projektligjit për Veteranët e luftës kanë lëshuar sot edhe përfaqësuesit e veteranëve të Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut. Përmes këtij reagimi ata kundërshtojnë ndryshimin e Ligjit për veteranët me anë të së cilit veteranët ndahen në tri kategori.


Ata kërkojnë nga presidenti i Kosovës që mos ta nënshkruajë atë, sepse sipas tyre, dëmton rëndë luftëtarët e lirisë.

Pas një takimi të Këshillit Drejtues të OVL-së në degët e tyre sot ata kanë dalë me disa qëndrime, ku njëra prej tyre është edhe kërkesa ndaj presidentit të vendit për të mos e nënshkruar Ligjin në fjalë.

Këta përfaqësues mendojnë se ky ligj dëmton rëndë luftëtarët e lirisë duke i kategorizuar ata.

“Ne si përfaqësues të luftëtarëve të UÇK nuk duam që bashkëluftëtarët tonë që hynë në luftë pas thirrjes për mobilizim nga Shtabi i Përgjithshëm pas marsit 1999 të kategorizohen si luftëtarë të vonshëm..!!! Sepse këta luftëtarë ja dhanë frymën çlirimit dhe lirisë së Kosovës. Këta luftëtarë dhe komandantët e tyre bënë që lufta të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe njëherësh duke thyer kufijtë ku me mund e sakrificë më qindra shokë të tyre janë Dëshmorë dhe qindra e qindra tjerë invalidë të luftës..!!!”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

“Andaj Presidenti që përfaqëson Unitetin e Popullit duhet që ta kthej këtë ligj prapa që të bëhet edhe unifikimi i luftëtarëve të UÇK-së..!!! Sepse me këtë Kategorizim dëmtohen shumica e bashkëluftëtarëve tonë si Operacioni Shigjeta, Brigada 138 (Koshare), ZO e Karadakut, një pjesë e madhe e ZO të Nerodimes, Pjesa më e madhe e ZO të Llapit si dhe shumë luftëtarë brenda të gjitha Zonave Operative dhe Shtabit të Përgjithshëm të cilët u rreshtuan pas marsit 1999”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Përfaqësuesit e luftëtarëve në Dukagjin i kërkojnë edhe Kryesisë Qëndrore të OVL UÇK’së që ta thërret sa më shpejt Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që ta diskutojnë mashtrimin publik sipas tyre, që kanë bërë kryesia e ngushtë dhe të tërhiqen nga kjo katrahurë e dëmshme që këta përfaqësues i kanë bërë Veteranëve të UÇK’së që në periudhë të shpejtë kohore pa ardhur Projektligji ne Organizatë në mënyrë klandestine në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dëmtuan dhe ndanë Veteranët e UÇK-së.

Ndryshe këta përfaqësues parlajmërojnë se do të ndërmarrin masa.

“Nëse këta përfaqësues nuk e thërrasin Kryesinë dhe KD brenda kësaj jave këta nuk janë më përfaqësuesit tonë. Nëse ndodh që kërkesat tona nuk realizohen ne do t’u bashkohem bashkëluftëtarëve që janë dëmtuar me këtë ligj dhe me të gjitha mjetet e ligjshme do t’i përdorim deri sa veteranët vendosin ndryshe për realizimin e të drejtave të unifikuara të luftëtarëve të lirisë. Nëse OVL e UÇK në nivel qendror nuk tërhiqet nga qëndrimi i tyre (ata 3-4) individë ne do të konsultohemi me delegatët e komunave tjera dhe do ta organizojmë Kuvendin e jashtëzakonshëm të OVL të UÇK-së”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar.

Komunikata është lëshuar në emër të Abdyl Mushkolaj nga dega në Deçan, Sadri Hoxha nga dega në Gjakovë, Bekë Berisha dega në Istog dhe Gazmend Syla nga dega e Pejës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë