Aleanca Kosova e Re (AKR) e drejtuar nga Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj projektplanit për fabrikën e kërpudhave në Drenas. Në një kumtesë për Media të lëshuar nga kjo parti, thuhet se “vetëm Zoti mund ta ndalojë ndërtimin e fabrikave në Drenas”, transmeton Gazeta Metro.
Kumtesëne plotë lexoni më poshtë:
AKR me shqetësim të thellë ka marrë lajmin se nga persona deri tash të pa identifikuar, është dëmtuar projekt plani i fabrikës së kërpudhave në Drenas, ndërtimin e së cilës e kishte filluar z.Pacolli gjatë ditës së djeshme bashkë me kandidatin e AKR-së për kryetar të kësaj Komune.
Duke dashur ta ruajmë klimën e qetë dhe demokratike të garës për kreun e Drenasit dhe duke pritur rezultatet e hetimit policor, nuk duam qe paraprakisht rasti te paragjykohet dhe te cilësohet i motivuar politikisht.
Askush nuk mund të ndalë zhvillimin Drenasit dhe Drenicës. Pengun 100 vjeçar të varfërisë dhe mos zhvillimit të zonës nuk mund ta mbajë më askush.
Drenica si çdo pjesë e Kosovës meriton zhvillim, ekonomi e punësim. AKR do ta bëjë këtë dhe ju garantojmë se nuk do të ndalemi. Këtë u garantojmë. Vetëm Zoti mund ta ndalojë ndërtimin e fabrikave në Drenas.