Loading…

Vetëm Tito kishte guximin ta bënte: Kjo është përgjigjja epike që ia tha Presidentit Nixon

  • 08/06/2021 | 14:46

Vetëm Tito kishte guximin ta bënte: Kjo është përgjigjja epike që ia tha Presidentit Nixon

Presidenti i Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, ishte mysafir i SHBA-së në 1971, i përshëndetur atje me nderimet më të larta.


Gjatë një takimi me Nixon, në një dhomë plot me gazetarë dhe foto reporterë, Tito ndezi një puro kubane!  Masa ishte provokuese për dy arsye.  Së pari, pirja e duhanit në Shtëpinë e Bardhë ishte rreptësisht e ndaluar që nga viti 1946. Së dyti, takimi u zhvillua në kulmin e intolerancës së Amerikës dhe Kubës, dhe Tito, siç do ta imagjinoni, mori purot e tij drejtpërdrejt nga shoku i tij personal dhe udhëheqësi Kuban Fidel Castro  .

Nixon duhej të reagonte.

“Z. President, ne nuk pimë duhan këtu në Shtëpinë e Bardhë”, tha i habitur Nixon.

Tito e shikoi, vazhdoi të pi duhan, qeshi dhe tha ftohtë:

“Sa me fat qe je!”

Nixon qëndroi i heshtur ndërsa Tito vazhdoi pirjen e duhanit gjatë gjithë mbledhjes.

Tito është i vetmi individ që ka thyer rregullin e Shtëpisë së Bardhë “Pa Duhanpirje”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë