Kapiteni i Artemis II ka sjellur pamje të Tokës nga misioni Artemis II në Hënë para disa ditësh, transmeton Gazeta Metro.
Kapiteni Reid Wiseman e ka quajtur si shans që vjen vetëm një herë në jetë.
Ai e ka krahasuar sikur të shihet perëndimi i diellit në plazh nga ulësja më e huaj në kozmos
“Vetëm një shans në këtë jetë…Si të shikoje perëndimin e diellit në plazh nga ulësja më e huaj në kozmos, nuk munda t’i rezistoja një videoje me telefon të “Earthset”-it (perëndimit të Tokës). Mund ta dëgjoni zhurmën e shkrepjes së kamerës Nikon, ndërsa @Astro_Christina po bën foto pa pushim me seri prej 3 shkrepjesh dhe po kap ato pamje të jashtëzakonshme të “Earthset”-it përmes lentes 400mm. @AstroVicGlover ishte te dritarja 3 duke parë, me @Astro_Jeremy pranë tij. Mezi arrija ta shihja Hënën përmes dritares së kapakut të dokimit, por iPhone ishte madhësia perfekte për ta kapur pamjen… kjo është pa prerje, pa editim, me zmadhim 8x, që është mjaft i krahasueshëm me atë që sheh syri i njeriut. Shijojeni”, shkroi ai në X./gazetametro.net
Only one chance in this lifetime…
Like watching sunset at the beach from the most foreign seat in the cosmos, I couldn’t resist a cell phone video of Earthset. You can hear the shutter on the Nikon as @Astro_Christina is hammering away on 3-shot brackets and capturing those… pic.twitter.com/8aWnaFJ69c
— Reid Wiseman (@astro_reid) April 19, 2026