Loading…

Vetëm një deputet po mungon në sallë, ajo duket të jetë çelësi

  • 03/08/2017 | 11:49

Vetëm një deputet po mungon në sallë, ajo duket të jetë çelësi

Kur të gjithë deputetët ngritën duart për të votuar përbërjen e komisionit që do të verifikojë mandatet e deputetëve, dora e një deputeteje nuk u pa askund. Ka qenë Teuta Rugova e cila nuk është parë në sallë, e që duket se po vazhdon negocimin për votën e saj.


Edhe më herët është raportuar se Teuta Rugova po vazhdon të negociojë me PAN’in, madje edhe në minutat e fundit para votimit, shkruan gazetametro.net.

Metro raportoi më herët se Teuta Rugova është takuar me përfaqësues të PAN’it edhe në një kafiteri në Prishtinë.

Ndryshe, PAN’i ka 59 vota të sigurta por i duhen edhe së paku 2 për të votuar Veselin si kryetar të Kuvendit. Labinot Tahiri e ka lënë të hapur mundësinë për votimin e tij, pasi tha se nuk do të bllokojë proceset, mirëpo çelësi i Veselit kryetar do të jetë Teuta Rugova./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë