Loading…
Vetëm gjatë vitit 2018: BE dhuroi 10 milionë euro për projekte qymyri
  • 22/05/2019 | 13:25

Vetëm gjatë vitit 2018: BE dhuroi 10 milionë euro për projekte qymyri

Gjatë vitit 2018, Bashkimi Evropian (BE), përkatësisht fondi i saj, ka dhuruar 10 milionë euro për projekte qymyri, transmeton Gazeta Metro.


Lista e përfituesëve të Fondit të Komisionit Evropian për Hulumtime të Qymyrit dhe Çelikut (RFCS) përfshinë gjigantin energjetik Gjerman dhe ‘kompaninë më të madhe të mihjeve në BE’.

Një fond relativisht i panjohur i Bashkimit Evropian investoi miliona euro në projektet e hulumtimit në fushën e thëngjillit në gjithë kontinentin përgjatë 2018, me para të gatshme të destinuara për një firmë shtetërore polake, që e përshkruan vetën si kompania më e madhe e mihjeve në BE dhe ndër kompanitë më të mëdha të energjisë në Gjermani. Bashkimi Evropian dhuroi €10,981,643 për projekte të hulumtimit të thëngjillit në vitin 2018, përmes Fondit të Komisionit Evropian për Hulumtime të Qymyrit dhe Çelikut (RCFS).

Lista e përfituesëve përfshin Grupin Polak të Mihjeve (PGG), RËE nga Gjermania (që ka në pronësi Npoëer), si dhe Tata Steel në Britani të Madhe. Një numër universitetesh në Britani gjithashtu përfituan nga këto fonde për projekte hulumtuese në fushën e qymyrit, duke përfshirë Cardiff dhe Ulster.

Investimet u bënë përkundër paralajmërimit të BE-së dhe shteteve anëtare për reduktimin e emetimeve dhe ndërprerjen e përdorimit të qymyrit, raportojnë mediat ndërkombëtare. Qe nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Parisit për Ndryshime Klimatike sipas së cilës shteteve nënshkruese i duhej të zvogëlonin numrin e termocentraleve nga qymyri, kapacitetet e qymyrit në botë janë rritur, thekson Heffa Schucking, drejtor menaxhues në Urgeëald, raporton Die Presse.

Rreth 478 miliardë euro janë investuar në kapacitete të prodhimit të energjisë nga qymyri vetëm nga viti 2016 dhe shumica e këtyre fondeve burimin e kishin në Japoni dhe Kinë, dhe nga institucionet financiare në Evropë. Banka gjermane KfË ka financuar me mbi 700 milion euro ndërtimin e një termocentrali në Greqi.

Fondi i Komisionit Evropian për Hulumtime të Qymyrit dhe Çelikut (RCFS) është trashegimtare e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC), që i parapriu themelimit të BE-së moderne dhe vendosi një taksë për prodhimin e thëngjillit dhe çelikut në Evropë.

Pas shuarjes së Komunitetit më 2002, me fondet e mbetura dhe përkrahje shtesë financiare nga disa shtete anëtare, u krijua RFCS, fondet e të cilit përdoren për të financuar projekte hulumtuese në fushën e qymyrit dhe çelikut. Tani, fondi administrohet nga Komisioni Evropian dhe BE dhuron kontribut të konsiderueshëm për secilin projekt të tij.

Vetëm vitin e kaluar BE dhuroi 40 milion euro për projekte kërkimore të fondit. Ndërsa Komisioni Evropian administron fondin, një organ i quajtur Grupi Këshillues i Qymyrit (CAG), mblidhet një herë në vit për të vendosur në lidhje me përkrahjen e projekteve. Ky grup përbëhet nga Euracoal, shoqata tregtare e kompanive Evropiane të thëngjillit, kongolmerati Çek i energjisë CEZ dhe RËE nga Gjermania.

Komisioni Evropian e konsideron kapitalin e Fondit të jetë publik, edhe pse kjo është e diskutueshme nga industria e çelikut dhe qymyrit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë