Loading…

Vetëm 63 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

  • 29/05/2021 | 14:53

Vetëm 63 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

Numri i pacientëve që po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitlor Klinik dhe Universitar të Kosovës, si pasojë e COVID-19, është ulur dukshëm,trasmeton Gazeta Metro.


Sipas raporteve ditore nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 153 pacientë, prej tyre vetëm 63 pacientë COVID-19 pozitivë, 105 me oksigjenoterapi dhe 6 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë nuk kanë asnjë pacientë nga Covid-19.

Në QKUK janë të shtrirë 92 pacient, 5 prej tyre në gjendje të rënduar. 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 5 në gjendje të rënduar dhe 63 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 31 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 60 pacientë
1 në gjendje të rënduar
29 të konfirmuar pozitivë
42 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 20pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë