Loading…

Vetëm 200 mijë euro për ndërtimin e objektit universitar

  • 05/01/2017 | 07:56

Vetëm 200 mijë euro për ndërtimin e objektit universitar

Vetëm 200 mijë euro janë paraparë në buxhetin e vitit 2017 për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.


Shumë e ngjashme ishte ndarë edhe vitin e kaluar, por që nga drejtues të këtij fakulteti ishte vlerësuar shumë e vogël për nisjen e një objekti universitar.

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore funksionon në objekt të përbashkët me Fakultetin e Filologjisë. Dekani i FSHMN-së, Tahir Arbneshi, ka thënë se në objektin e tashëm nuk ka kushte për punë, ashtu, siç, sipas tij, nuk ka as vullnet politik për të ndërtuar objektin e këtij fakulteti.

“Kësaj do t’iu kisha përgjigjur me një pyetje, a mendon shteti, opinioni publik, shoqëria civile që Kosova ka nevojë për një fakultet të shkencave matematike-natyrore kur dihet që ky fakultet nuk ka objekt. Pesë profesionet kryesore përgatiten tek ne; fizikë, biologji, kimi, matematikë dhe gjeografi. Mendoj se një shoqëri që nuk ka fakultet të shkencave kot i ka fakultetet e tjera”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë