Loading…

Vetëm 20 kilometra larg Ukrainës: Samiti i BE’së në Moldavi mbledh liderët europian

  • 01/06/2023 | 12:07

Vetëm 20 kilometra larg Ukrainës: Samiti i BE’së në Moldavi mbledh liderët europian

Të enjten në Moldavi do të mblidhen rreth 50 liderë europian në samitin e komunitetit politik europian në të cilën do të bisedohet për konfliktet rajonale të Evropës e sidomos për luftën në Ukrainë. Në këtë samit do të marrë pjesë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, transmeton Gazeta Metro.


Ky samit i komunitetit politik europian është një mbledhje pan kontinentale e krerëve të 47 shteteve. Përpos shteteve të Bashkimit Europian (BE) në këtë samit marrin pjesë dhe 27 shtete të Evropës jugore dhe lindore.

BE përfaqësohet në këtë samit nga kreu i diplomacisë, Josep Borell, presidentja e komisionit europian Ursula von der Leyen dhe presidenti i këshillit të Evropës Charles Michel. Krerët e BE do ta shfrytëzojnë këtë ngjarje që të afrohen me shtetet e Evropës lindore të cilat kanë qenë gjatë nën Bashkimin Sovjetik apo nën influencën e saj në mënyrë që të forcojnë kundërshtimin e përbashkët të agresionit rus në Ukrainë, raporton The Associated Press.

Zgjedhja që samiti të mbahet në Moldavi e cila është ish republikë sovjetike shihet si mesazh ndaj Kremlinit si nga ana e BE po ashtu edhe nga ana e qeverisë pro perëndimore të shtetit nikoqir i cili në qershorin e kaluar siguroi statusin e kandidatit për tu anëtarësuar në BE.

Me të arrirë Borell theksoi rëndësinë se kjo ngjarje po zhvillohet vetëm 20 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Ai tha se është me rëndësi që ky mesazh të arrijë në Moskë. Sipas tij Rusia nuk do të marrë pjesë në këtë samit jo se Perëndimi nuk e do aty por se Putini e përjashtoi vetveten me agresionin e tij në Ukrainë.

Pjesëmarrës tjerë do të jenë dhe lideri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i Gjermanisë Olaf Scholz dhe ai francez Emmanuel Macron.

Scholz dhe Macron gjatë samitit do ti bashkohen Charles Michelit në takimin që e ka organizuar mes liderëve të Armenisë dhe Azerbeixhanit po ashtu dy ish republika sovjetike të cilat në vitin 2020 patën luftë mes vete.

Në këtë samit do të mungojë kryeministri i Kosovës Albin Kurti mirëpo Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani/gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë